Motrat Kardashian me një biznes më pak

Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian kanë mbyllur dyqanet e tyre pas 12 vjetësh në këtë biznes. Dyqanet DASH në Los Angeles dhe Miami, të cilat ofrojnë rroba dhe aksesorë nga linjat e motrave nuk do të jenë të hapura për klientët.

“Kemi udhëhequr DASH me shumë përkushtim, megjithatë viteve të fundit jemi rritur shumë dhe kemi biznese e punë tjera, si dhe jemi nëna e po tentojmë të balancojmë punën me jetën familjare. Kemi kuptuar se është koha që të ecim përpara”, ka thënë Kim Kardashian.

Dyqanet e vajzave kanë qenë pjesë e “Keeping Up With The Kardashian” që nga fillimi i show-it televiziv.

SHKARKO APP