Motrat sjellin në jetë fëmijët brenda pak orësh, por në ditë të ndryshme

Dy motra kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në një diferencë kohore prej 5 orësh nga njëra-tjetra në të njëjtin marternitet.

Libby Harris, 20 vjeç dhe motra e saj Lacey, 16 vjeç, të nga Darëen, lindën në spitalin Blackburn Birth Centre.

Lacey solli në jetë vajzën Lola-Mae të mërkurën rreth orës 23:42 ndërsa motra e saj Libby lindi djalin, Josiu në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Libby tha se ishte “aq e bukur” përjetonte periudhën e shtatëzanisë së bashku me motrën e saj më të vogël.

“Ne mund të ndajmë eksperiencën me të gjitha nënat e reja, por tek ne e veçanta është se jemi motra,”-tha ajo, raporton BBC.

Lola-Mae dhe Joshua janë fëmijët e parë për Lacey dhe Libby.

SHKARKO APP