Mozaiku i Tiranës nxit interesin e të rinjve për trashëgiminë kulturore

Në kuadër të aktiviteteve për njohjen e trashëgimisë kulturore, shkolla Feniks, zgjodhi Mozaikun e Tiranës për të zhvilluar një orë mësimi për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Tema ku u përqëndruan ishin objektet e poçarisë, pitosët, amforat dhe mënyra se si punoheshin ato në lashtësi. Nxënësit e shkollës u pritën nga specialistët e Sektorit të Tiranës, Anila Dauti dhe Zana Sako janë dy specialistet e përkushtuara të trashëgimisë në DRKK, sektori i Tiranës, që nuk ‘lodhen’ të rrëfejnë historinë e Mozaiku i Tiranës dhe gjithë sa lidhet me trashëgiminë kulturore.

Historiku i Mozaikut të Tiranës

Mozaiku i Tiranës, monumenti më i vjetër, monument kulture i kategorisë së I-rë, është siti arkeologjik më i vizituar i qytetit.

Zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani, ky sit është në vëmendjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – 14947772_1831066557129364_8605020671882665372_nDurrës dhe Sektorit të Tiranës, të cilët në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një proces pastrimi në kuadrin e mirëmbajtjes së objekteve arkeologjike.

Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llac gëlqere dhe pluhur tjegullash. Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976.

SHKARKO APP