Mrekullia e 2-vjeçarit: Treni i pret këmbët, por doktorët…(VIDEO)

Mohammed Saleh nga Mangalore, Indi, po luftonte për jetën 8 muaj më parë, pas aksidentit që i mori jetën nënës së tij, ndërsa kalonin në shinat e trenit. 2-vjeçari humbi të dyja këmbët, por tani mund të ecë.

Falë nxitimit të personave të pranishëm në vendngjarje dhe më pas vendosja e pjesëve të gjymtyrëve të tij në një kuti plastike të mbushur me akull, u bë i mundur shërimi i pabesueshëm. Pas një ndërhyrjeje që zgjati 7 orë, vogëlushit iu ngjitën këmbët dhe tani mund të ecë dhe të vrapojë sërish.

Rivendosja e një gjymtyre është ndërhyrje e ndërlikuar edhe për personat e rritur, jo më për Mohammedin e vogël. Ekspertët në spital tregojnë se ngjitja e gjymtyrëve ka ndodhur vetëm 13 herë në botë, vetëm 4 herë tek fëmijët e vegjël, ndaj ky rast është një sukses i vërtetë!

SHKARKO APP