Muaji rozë, takim sensibilizues me gra dhe vajza në Lushnjë

Në kuadër të muajit rozë, që simbolizon ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, Bashkia Lushnjë organizoi në ambientet e Bashkisë një takim informues me temë: “Çfarë është kanceri i gjirit, si zbulohet dhe se cilat janë shenjat treguese të tij?” Nën drejtimin e Dr Jorida Davidhi nga Qendra Shëndetësore nr.2 dhe me praninë e nënkryetares së bashkisë, znj. Eriselda Sefa, u synua sensibilizimi i nënave dhe i vajzave që të mos mjaftohet duke vënë shenjën rozë, por duke treguar kujdes ndaj çdo shenje, për ta parandaluar rrezikun në kohën e duhur. Muaji tetor në gjithë botën “merr” ngjyrën rozë për të ndërgjegjësuar gratë që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre ndërkohë që fjongot rozë janë njëherazi simbole të parandalimit të kancerit të gjirit por edhe të mbështetjes së grave që i kanë mbijetuar kësaj sëmundjeje.

SHKARKO APP