Mund të doktoroheni duke studiuar Heavy Metal-in
Universiteti Newcastle në Australi ofron mundësinë për të doktoruar duke studiuar hanrin e muzikës rock – Heavy Metal-in
Kjo bursë në vlerë prej 19 mijë e 300 dollarësh në vit, iu jepet dy studentëve apo një studenti ndërkombëtar në mënyrë t’i studiojnë “gjeografitë shoqërore “ ku mes tjerash është e përfshirë edhe kjo muzikë.
Përshkrimi i këtij kursi përmend që Australia është gjeografikisht larg nga zemra e kulturës Heavy Metal, mirëpo shkaku i lidhjes historike dhe kulturore me ta, Australia ka prodhuar një numër bendesh me nam.
Ata duhet studiuar se çfarë tema shtjellojnë tekstet e bendeve metal të Australisë, se a janë kulturalisht dhe gjeografikisht unike për këtë kontinent, si dhe cila është lidhja mes evoluimit kulturor dhe kolonializmit në Australi. /Klan Kosova/