“Mund të kthehesh edhe nga ferri”

“Mund të kthehesh edhe nga ferri”, kështu shkruan mamaja e një vajze që ka kaluar anoreksi dhe tashmë është shëruar. Ajo ka postuar disa foto të vajzës së saj se si dukej kur ishte ende e sëmurë dhe si është tani.

Connie Ingils është vajza e re nga Leeds që luftoi kundër anoreksisë. Me ndihmën e të afërmve të saj dhe familjes ajo arriti ta mposhtë sëmundjen dhe të ndihmojë sot ata që vuajnë nga i njëjti problem.

Në blogun e saj me të njëjtin emër, rrëfen eksperiencën personale dhe gjithçka që duhet bërë për ta kaluar. Ndër të tjera sqaron se nuk është e thënë të jesh skelet i hollë, për ta konsideruar veten anoreksike. Mund të jesh duke vuajtur edhe pse i ke ende disa kile më shumë.

SHKARKO APP