Mund të turpëroheni, mos konsumoni kurrë këto ushqime para se të kryeni marrëdhënie intime
Disa ushqime mund të jenë shumë të shijshme dhe ju mund t’i hani me qejf, por ato mund t’ju bëjnë disi të paaftë para partneres tuaj nëse doni të kaloni një natë pasionante.
1. Kafe
Kafeina ngre nivelin e kortizolit tuaj, që është hormoni i stresit. Sipas Nicole Kasal, një trajner i shëndetit dhe mirëqenies dhe themelues i Cleanse Culture, kosnumimi i kafesë më sasi të muadhe mund ta ulë epshin tuaj dhe ta bëjë të vështirë relaksimin e truupit tuaj.
2. Ushqimet shumë të kripura
Ato rrisin dëshirën për të konsumuar sa më shumë ujë. Qarkullimi i gjakut është ajo që e bën të mundur një orgazmë dhe nëse konsumoni shumë kripë do e keni të vështirë të arrini në atë pikë.
3. Frutat
Shmangni ato, sidomos pas vaktit. “Frutat treten me të vërtetë shpejt – shumë më shpejt se gjithçka që mund të hani,” shpjegon Kasal. Dhe kjo mund të çojë në ngërç, gaz dhe siklet të përgjithshëm – simptoma që nuk dëshironi të provoni përpara se ta ndizni situatën.
4. Alkooli
Çiftet që janë admirues të alkoolit janë më shumë të predisponuar që të mos e shijojnë një natë të zjarrtë me parneren e tyre, dhe kjo sepse mund t’ju zërë gjumi.
Për shembull, vera dhe birra rrit nivelin tuaj të melatoninës, i cili njihet edhe si hormoni i gjumit. “Vetëm një gotë ju bën të ngadaltë,” thotë Kasal. Në fakt, mund të shkaktojë gjithashtu vështirësi në ereksion, të pengojë orgazmën dhe të rrisë shanset e partnerit tuaj për derdhje të parakohshme.
5. Çamçakiz
Është shumë e mirë sepse ju zhduk erën e keqe të gojës para një puthje, por studimet tregojë se mund t’ju dëmtojë dëshirën dhe energjinë tuaj për të kryer marrëdhënie intime. Përtypja e çamçakëzave të mentës nuk është shumë e rekomandueshme sepse gjatë aktit ju keni tendencë ta gëlltisni atë dhe kjo gjë çon në më shumë gazra dhe në një situatë jo fort të këndshme.
6. Pije të gazuara
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj karbonizimit, qëndroni larg ujit tonik dhe pijeve me sodë, sugjeron Dr. Kominiarek. Gromësitja është gjëja e fundit që dëshironi të bëni gjatë një nate romantike.
7. Perime kryqëzuese
Lakrat e Brukselit, lulelakra dhe brokoli janë të gjitha ushqime që prodhojnë metan. Vetëm sigurohuni që t’i gatuani mirë ose ato do t’ju bëjnë me të vërtetë të keni gazra, thotë Dr. Kominiarek.
8. Soje
Sa më shumë testosterone, aq më e lartë është shtytja juaj seksuale – për burrat dhe gratë. Por sasitë e tepërta të sojës në dietën tuaj mund të shkaktojnë një çekuilibër hormonal, thotë Kasal. Një studim në Gazetën Evropiane të Ushqyerit Klinik zbuloi se burrat që konsumojnë 120 miligram ose më shumë soje në ditë kishin një ulje të ndjeshme të testosteronit.
Atëherë, çfarë duhet të hani? Kasal i pëlqen vezët sepse “ato balancojnë hormonet dhe promovojnë një dëshirë më të shëndetshme”. Dr Kominiarek sugjeron ushqime që përmbajnë nivel të lartë të zinkt ose Omega-ë, si peshqit dhe arrat.