Mundësi studimi në Universitetin Kombëtar të Athinës

Universiteti Kombëtar i Athinës Kapodistrias organizon programin e Studimeve Pasuniversitare në Europën Juglindore: Politkë, Histori, Ekonomi (Master’s Degree in Southeast European Studies: Politics, History, Economics). Programi zgjat një vit dhe është i tëri në Anglisht.
Proçedura e dorëzimit të aplikimeve ka nisur dhe do të vijojë deri më 6 korrik 2018. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në adresën http://www.see.pspa.uoa.gr/how-to-apply.html.
Komisioni Koordinues do të ofrojë përjashtim nga pagesat e Programit për student me prejardhje nga vende të caktuara të Europës Juglindore, midis tyre edhe Shqipëria, në rast se do të ketë aplikime përkatëse dhe aplikuesit nuk do të jenë përfitues burse nga ndonjë burim tjetër.
Për më shumë informacione të interesuarit mund të vizitojnë faqen e internetit të Programit (www.see.pspa.uoa.gr) ose të dërgojnë email në adresën elektronike postgrad_SEE@pspa.uoa.gr

SHKARKO APP