Mustafa Nano: Politika shqiptare sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë
Nga Mustafa Nano –
Kjo është një krizë unikale e paprecedentë përballë së cilës janë dorëzuar të gjithë, të medhenj dhe të vegjël. Është dorëzuar edhe shkenca. Shkencëtarët kanë ngritur duart, në të vërtetë ata janë duke punuar. Por deri në këtë moment nuk është se kanë qullosur ndonjë gjë na kanë lënë të pambrojtur, e gjitha kjo sepse ky është një virus tinzar dhe serioz, nuk kursen askënd. Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe është në terapi intensive.
Thuhet se kjo krizë do e ndryshojë botën në mënyrë drastike, asgjë nuk do të jetë si më parë. Madje ka shumë njerëz që mendojnë se qysh në këtë moment bota ka filluar të ndryshojë. Në Shqipëri nuk duhet se është kështu, ne vazhdojmë faktin se jemi në karantinë dhe po u bindemi disa rregullave. Ne nuk japim shenja se po ndryshojmë. Le të marrim shembull për ilustrim politikën shqiptare ose marrëdhënien e mazhorancë-opozitë. Janë të dyja duke funksionuar, siç kanë funksionuar njëherë e një kohë, përpara se se të fanepsej koronavirusi.
Kryeministri Rama është i njëjti sikur nuk ka ndodhur asgjë, ai vijon të ironizojë çdo propozim që i vjen nga opozita, vijon të tallet me opozitën siç është tallur ne Parlament dhe kjo është një gjë që bën përshtypje. Madje nuk është vetëm kryeministri Rama, por edhe njerëzit krah tij. Po sillen njëlloj siç janë sjellë 2 muaj më parë, apo 2 vjet më parë.
Zëvendësi i tij Erion Braçe 2-3 ditë më përpara risolli në vëmendjen e publikut një polemikë që ai e ka me Presidentin e Federatës së Futbollit dhe është një polemikë që e ka burimin te një pasion i hershëm sportiv i Erion Braçes. Dhe polemika që ai solli ishte një ribotim i polemikave mizerabël, që janë njohur, është një gjë absurde. Por edhe opozita po bën të njëjtën gjë. Lulzim Basha i lejon të vetët të dalin pothuaj çdo ditë dhe të bëjnë atë që kanë bërë. Edhe Lulzim Basha del herë pas here dhe bën me dije strategji dhe i drejtohet Ramës duke i thënë zbatoje.
Në fakt kjo lloj sjelle e opozitës në këtë moment bën përshtypje më shumë. Sepse në të gjitha vendet e tjera marrëdhënia mazhorancë opozitë është modeluar pak me krizën. Le të marrim Italinë dhe Britaninë, ku sipas meje, kryeministrat kanë faj sepse kanë reaguar me vonesë, të dy vendet po vuajnë pasojat e vendimeve të marra me vonesë.
Megjithatë, opozitat në këtë moment janë duke mbajtur shënim gjërat dhe jo duke ngritur zërat, ose e kanë ngritur zërin në mënyrë të kontrolluar. Dje kandidati demokrat për President Joe Biden, është një telefonatë e pamendueshme deri në momentin që u bë, për shkak të akuzave për një përgjim. Ata patën një telefonatë që zgjati 15 minuta dhe Trump e komentoi në mënyrën e vet: “ishte një telefonatë e lezetshme, e prisja që të ndodhte dhe është kënaqësi të bisedosh me Joe Biden”.
Kjo pra është situata në botë dhe unë e solla për të bërë një paralele me atë që po ndodh në Shqipëri. këtu palët po sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky ishte monologu im.