Muzeu Historik Kombëtar, me vizitorë diplomatë

 Si rrallë herë, pa pasur ndonjë aktivitet politik apo të çfarëdo lloji e natyre,  Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Tiranë, Melsi Labi, ka pritur së fundmi në ambjentet e MHK-së  një nivel ambasadorësh  gjermanë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe drejtorin për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale, Dr. Ernst Reichel në një vizitë të pa njoftuar.

Specialistët e muzeut i kanë shoqëruar ambasadorët gjatë vizitës së tyre në çdo pavion, duke i shpjeguar dhe treguar edhe historikun që përfaqësojnë të gjitha objektet e ekspozuara.

Ambasadorët gjatë kësaj vizite ishin të shoqëruar edhe nga z. Hellmut Hoffmann, ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

Burime pranë Muzeut bëjnë me dije se një interes të veçantë ambasadorët treguan thuajse njëzëri për historinë e popullit shqiptar, sidomos për periudhën e Rilindjes dhe atë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas takimit që patëm me drejtorin e muzeut, Melsi Labi dhe pas vizitave të realizuara në çdo pavion, ambasadorët u larguan të kënaqur nga kjo vizitë e parë e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe shprehën dëshirën, interesin dhe premtuan që në të ardhmen kanë për ta vizituar sërish muzeun dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së popullit tonë.

SHKARKO APP