Myfarete Lazaj: “Nuk t’i heq njeri pantollonat, nëse nuk dëshiron vetë”,

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze është shquar gjithnjë për tipin e saj mjaft të zhdërvjellët.

Por në intervistën e fundit e dhënë për emisionin “Thumb” ajo i ka habitur ndjekësit e saj lidhur me ngacmimet seksuale në Hollywoood. Duke marrë shkak nga këto ngacmime ajo është pyetur nëse ka patur të tilla në artin shqiptar.  “Vlerësim është edhe ajo, me të ngacmuar dikush propozim mbetet, vlerësim mbetet. Po pantallonat ua heqin atyre që ua kërkon. Nuk t’i heq njeri nëse nuk dëshiron vetë”,-përfundon këngëtarja.

Por duket se kjo deklaratë nuk është mirëpritur nga organizata e Gruas “Hope & Peace”- New York, SHBA, e cila ka patur këtë reagim. Znj. Myfarete Laze, me gjithë respektin e dashamirësinë që kemi për ju si artiste, ne si Organizatë e Gruas Shqiptare – Amerikane në SHBA për të qenë të sinqerta bashkërisht, po të përgjigjemi se; shprehja juaj – ngacmimi seksual është “vlerësim”, gaboheni- vazhdon deklarata e organizatës në fjalë.

 

SHKARKO APP