Myslimani që prej 4 vitesh ”punon” si “Santa Claus”

“Santa Clausi”, ose siç e njohim ne si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, është më i preferuari për të mos thënë personazhi më i kërkuar nga fëmijët për festat e fundvitit.

Nga Anglia vjen një histori e bukur, që tregon se fryma e besimit është e pastër, kur ka tolerancë fetare dhe që besimtarët e vërtetë nuk bëjnë dallime.

Alfi që protagonisti i historisë, ishte vetëm 6-vjeç kur në vitin 2013 në rrugët e Anglisë ai pa Hysejnin, një mysliman me mjekër të bardhë. Kjo “përplasje”, ndodhi pikërisht në ditët e fundit të dhjetorit.

Pasi dëgjoi vogëlushin duke e thirrur “Babagjyshi”, u kthye dhe duke marrë miratimin e prindërve, dhe i fali disa të holla Alfie-s. Me këtë gjest, vogëlushi u bind edhe më shumë se Hysejini ishte “Babagjyshi i Vitit të Ri”.

Hysejni prej katër vitesh është bërë “Santa Claus” i Alfit. Kjo histori e bukur u bë publike në rrjete sociale, dhe në Angli ai ka fituar zemrat e të gjithëve. Me qindra mesazhe vlerësuese shkojnë për gjestin e myslimanit. Alfi pa zemrën e një personi, jo ngjyrën e lëkurës.

SHKARKO APP