Myslimani refuzoi t’i japë dorën zyrtares, humb nënshtetësinë

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një mjeku musliman të cilit i është refuzuar shtetësia gjermane pasi refuzoi t’i japë dorën një gruaje kur ajo i dha certifikatën e tij.

Shtetasi libanez 39-vjeçar ishte në prag të bëhet një gjerman pasi jetoi në vend për 13 vjet, duke përfunduar studimet e tij mjekësore dhe duke kaluar një test shtetësie me notën më të lartë të mundshme. Por ai dështoi në pengesën e fundit pasi refuzoi të shtrëngojë dorën e zyrtares femër duke bërë që autoritetet shtetërore t’i mohojnë atij shtetësinë.

Burri ishte zhvendosur në Gjermani në 2002 dhe jetoi atje legalisht që atëherë, duke u martuar me një grua me origjinë Siriane rreth 10 vjet më parë, duke i premtuar asaj se ai kurrë nuk do të pranonte shtrengimin e dorës së një gruaje tjetër. Gjykata në Mannheim tha se incidenti i shtrëngimit të duarve ishte i papajtueshëm me garancinë e kushtetutës për barazinë midis burrave dhe grave.

“Nëse aplikanti refuzon të shtrëngojë duart për arsye specifike gjinore të cilat janë të papajtueshme me kushtetutën, nuk ka integrim në kushtet gjermane të jetesës,” thanë ata. Refuzimi i burrit për të shtrënguar duart me zyrtaren erdhi nga një besim se gratë përbënin ‘kërcënim të tundimit se*sual’, tha gjykata. Tashmë ai mund të apelojë vendimin në një gjykatë federale.

SHKARKO APP