“Na fal Elvana Gjata”

Nga Edian GJONI

Na fal Elvana Gjata që përdorëm emrin tënd në një ngjarje kriminale ku ti nuk ishe as e pranishme.

Na fal Elvana Gjata për këtë gazetari aq mjerane sa dhe vetë pronarët e disa mediave që për interesa të politikes, të vdekurin e bëjnë të gjallë e të gjallin të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na fal Elvana Gjata, ke 20 vjet që dhuron vetëm dashuri nëpërmjet muzikës dhe artit që ti bën, dhe ke qenë model frymëzimi për miliona njerëz, por u desh vetëm një skenar i vogël djallëzor nga disa vegla qorre për ta lidhur emrin tënd me ngjarjen në ish-bllok e që turmën ta kapi histeria kolektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ti e di mirë, helmi në të tilla raste nuk na mungon si popull e derdhim me shumicë.

Na fal Elvana Gjata por nuk kishte një figurë në shoëbizn shqiptar në lartësinë tënde që mund të shiste më shumë se ti, për të hapur edicionet e lajmeve, faqet e para të gazetave dhe për mbytur në klikime portalet online.

Prandaj të përdorëm, për klikime dhe jo vetëm…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?