Na thoni si i mbani duart, t’ju themi ç’lloj njeriu jeni

Mënyra se si ju i kryqëzoni duart dhe gishtat, tregon më shumë për ju nga ç’mendoni. Të paktën kështu besojnë ekspertët e gjuhës së trupit. Truri ynë është i ndarë në 2 pjesë- të djathtë dhe të majtë- dhe sjellja e dikujt varët nga pjesa që aktivizohet më shumë.

1.Gishti i majtë lartë

Nëse kjo është mënyra që zakonisht kryqëzoni duart, ka shumë gjasa të jeni njeri praktik. S’merrni kurrë vendime të nxituara dhe para se të dilni në një konkluzion, peshoni avantazhet dhe disavantazhet.  Keni aftësi të papara për t’i lexuar njerëzit dhe e dini fare mirë kur ata po ju gënjejnë. Për këto arsye, jeni shumë të vlerësuar nga familja dhe miqtë, që shpesh vijnë për t’ju kërkuar këshilla. Vetëm se flisni fjalë të mençura dhe jepni këshilla të mira, s’do të thotë se jeni njeri serioz. Sensi juaj i humorit i tërheq njerëzit si me magnet.

2. Dy gishtat e mëdhenj lart.

Ju besoni fort se djalli qëndron në detaje.Jeni perfeksionist dhe prisni nga të tjerët të njëjtin nivel dedikimi dhe përqëndrimi. Nevoja për të qenë lider ju vjen në mënyrë natyrale, por gjithnjë ndiqni një shembull të mirë. Jeni dëgjues i mirë dhe mundoheni ta kuptoni tjetrin para se të arrini në një përfundim. Ndershmëria dhe sinqeriteti juaj ndonjëherë mund të besdisin njerëzit rreth jush, por mos i ndryshoni. Në lidhje, ti vlerëson të vërtetat dhe s’ke frikë të thuash çfarë po mendon!

3. Gishti i madh i djathtë lart

Jeni njeriu më empatik në botë! Ti e kupton çfarë po ndjen tjetri edhe kur ata përpiqen t’i fshehin ndjesitë e tyre.  Mendoni gjithnjë diçka më shumë se të tjerët, prandaj merrni shpesh vendime të duhura. Jeni shumë emocional dhe në lidhje ja dilni ta kuptoni çfarë partneri ju thotë, pa folur fare. Keni takt, prandaj nuk keni probleme në komunikim.

SHKARKO APP