Naomi Campbell shtatzënë?

Bota e “thashethemeve” po zien. Skepta, i dashuri i Naomi Campbell ka lajmëruar se do bëhet baba? Ai ka postuar një ekografi tredimensionale, e cila tregon fytyrën e një bebeje, shoqëruar nga një lule. Nuk ka shtuar asgjë tjetër.

Reperi britanik në pranverë deklaroi se është fejuar me modelen e famshme, Naomi Campbell, por nga “Pantera e modës” nuk ka asnjë lajm, asnjë fjalë. Imazhi i ekografisë  tregon se shtatzania është në trimestrin e tretë, pra fare pranë lindjes.

Ndjekësit “shpërthyen” menjëherë në urime për çiftin. Por mbetet enigmë, nëse do jetë vërtet Skepta që do bëhet baba, apo është ekografia e ndonjë nipi? Fansat, ndërkohë, nisën të pyesin reperin se kush është e ëma e fëmijës. E ndërkohë që dikush hipotizon se mund të jetë “Afërdita e Zezë”, modelja nuk tregon linja të ekzagjeruara nga fotot.

Ja dhe fotot e Naomit të javëve të fundit…

SHKARKO APP