Nas Daily zbulon pse mban të veshur prej një viti të njëjtën bluzë

Nas Daily është një nga blogerët më të njohur në mbarë botën.

Ai udhëton në qytete dhe shtete të ndryshme të botës dhe i përmbledh momentet më të bukura në një video 1-minutshme, të cilën e shpërndan në rrjetet sociale, ku merr miliona shikime.

Së fundmi, Nas ka publikuar një video në Instagram, ku tregon se mban të veshur një bluzë, të cilën s’e ka ndërruar që prej një viti.

Në video, ai tregon arsyet pse e mban veshur të njëjtën bluzë, që mban të shënuar një shirit jetëgjatësie të shprehur në përqindje.

Në të tregohet se 33% e jetës së Nas është shpenzuar, ndërsa i ka mbetur edhe 67% tjetër i jetës.

Sipas tij, kjo bluzë i ka kursyer kohë dhe para, si dhe i kujton që koha është e vlefshme.

Në video, ai shpjegon:

Përgjatë këtij viti, unë nuk e kam ndryshuar asnjëherë bluzën! Kjo është lloji i vetëm i bluzës që kam veshur për një vit rresht. Dhe kjo ka rezultuar të jetë gjëja më e mirë që kam bërë. Ja pse. Unë nuk jam i mirë në marrjen e vendimeve. Nuk kam pse të marr ndonjë vendim. Në mëngjes zgjohem duke e ditur saktësisht se çfarë vesh. Unë harxhoj 0 minuta duke menduar për këtë gjë. Sepse kjo bluzë tregon se me cilën përqindje të jetës jam duke bërë. Më kujton që koha është e vlefshme! Unë shikoj poshtë, kontrolloj bluzën dhe më pas shikoj lart. Nëse më pëlqen ajo që po shoh, vazhdoj ta bëj. Nëse nuk më pëlqen ajo që po shoh, ndalem. Nuk kam nevojë të blej më dyqane. Kjo është e gjithë veshja e pjesës së sipërme të trupit tim, gjithçka që unë zotëroj. Kjo bluzë “jete” më ka kursyer kohë dhe para. Dhe më motivon të bëj vetëm atë që dua të bëj. Jam 33% e bërë me jetën mesatarisht. Por jam i bindur se e ardhmja prej 67% e saj do të shpenzohet mirë. Dhe kjo është arsyeja pse vesh këtë bluzë çdo ditë.

Kujtojmë këtu se Nas vizitoi disa muaj më parë Shqipërinë, duke promovuar disa nga vendet më të bukura të vendit tonë në rrjetet e tij sociale, ku numëron miliona ndjekës.

 

SHKARKO APP