NASA zgjedh nëntë kompanitë konkurente

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zgjedhur nëntë kompani që do të konkurrojnë për të ndërtuar një anije kozmike, e cila do të dërgojë furnizime në Hënë dhe do të kryejë misione kërkimore atje.

NASA planifikon që së shpejti të dërgojë edhe njerëz në Hënë, për herë të parë që nga misioni Apollo në 1972. E vetmja kompani e njohur që u zgjodh, është gjiganti i hapësirës ajrore, Lockheed Martin, që ka një histori të gjatë të punës me NASA-n.

Kompanitë private për vite me radhë dërgojnë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa SpaceX dhe Boeing po punojnë në një anije kozmike që do të dërgojë astronautë në Hënë në vitin 2019.

SHKARKO APP