“Natë e bardhë” buzë Shkumbinit të lashtë

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”,mbyll vitin me “Natë e bardhë” buzë shkumbinit të lashtë.

 Nga Zenepe Luka

Gratë e këtij Fondacioni, janë modeli, që vunë në jetë amanetin e Nermin Vlorës se “Kombin e duan ata që kanë zemër, jo para”.

Veprimtaritë e vitit të ardhëshëm startojnë me aktivitetin me këngëtarin e famshëm Italian Al Bano Karrisi, ku është planifikuar edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

   OJF-të, që kanë marrë miljonat nga fondet publike, nuk bënë ndonjë bilanc të veprimtarive të këtij viti, ndërsa ka shumë të tregojë ky fondacion, që , sidoqë me vuajtje, pasi gjatë 15 vjetëve, nuk iu miratua asnjë projekt, organizoi veprimtari madhore brenda dhe jashtë vendit.

  Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, shndruar në institucion që në lindjen e tij, përcolli vitin 2017, me një aktivitet, etiketuar “Nata e bardhë” në ambjentet e Vilës “Zeneli”, buzë Shkumbinit të lashtë.Nuk ishte thjeshtë një natë e gdhirë rreth oxhakut me dru, por edhe një bashkëbisedim, recitime të Margaritës Xhepës, këngë të Luiza Rustemit Mara, valle, që u zgjatën deri në orët e para të mëngjezit nën tingujt e këngëve shpërthyese të Irini Qirjakos etj.

  Bashkë me gurgullimën e Shkumbinit, përcollën edhe krenarinë, për veprimtaritë e organizuara në Shqipëri dhe disa shtete të Europës, në këtë vit të 15 vjetorit të krijimit të Fondacionit, gëzimin që ndjenë për medaljen e lartë, që akordoi Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, por edhe keqardhjen për mosvlerësimin nga institucionet e shtetit shqiptar.

   Mbi të gjitha, ky Fondacion, që ka për mission promovimin e vlerave të grave, bashkimin e zërit të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare, tregoi se është modeli, që vuri në jetë amanetin më të rëndësishëm të Ambasadores së Kombit Nermin Vlora se “ Për Kombin punojnë ata, që kanë zemër, jo ata që kanë para”.

  Aktivitetet më kryesore.

 Vlerësuar për rëndësinë që kish 2017-ta, viti i 15 vjetorin e formimit të Fondacionit, veprimtaritë startuan pikërisht me konferencën, që iu kushtua këtij eventi, pikërisht më 18 prill, që është edhe 15 vjetori i Kuvendit të parë mbarëkombëtar gruas së shquar, që u mbajt në Vlorë, në këtë datë, që është edhe dita e lindjes së Nermin Vlorës.

 Në këtë konferencë, ku muarën pjesë gra të shquara nga 20 shtete të botës, u promovua edhe libri “Testamenti i grave për gratë” i autores Zenepe Luka.

Në vazhdën e kësaj veprimtarie, degët e Fondacionit, në bashkëpunim me Ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës, bënë konferenca dhe promovimi i librit në Vienë, Itali, Kroaci, Slloveni, në Prishtinë e Prizren.Ndërsa brenda vendit në Berat,Pogradec, duke u ndalur në Bibliotekën Kombëtare.

  Promovimi i librit “Edi Luarasi, dashuri dhe dramë në jetë dhe në skenë”, në sallën e teatrit “Kujtim Spahivogli”, në prag të ditëlindjes së aktores, që është edhe një gurthemeli i Fondacionit, krijoi emocione të mëdha tek bashkëshortët artistë,Edi dhe Mihal Luarasi, përt të cilët ishte edhe dalja e fundit në publik bashkë.

  Me vlera të mëdha e tepër emocionues ishte nderimi i djaloshit nga Tetova. Beniamin Ferati, që dha jetën e tij për të shpëtuar dy të reja në detin e trazuar të Zvërnecit.

   Përkujtimi i Artistes së Popullit Violeta Manushi në ditën e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta në vendlindjen e saj, në Voskopojë, ishte një tjetër veprimtari mbresëlënëse.

  “Në Devoll vjen, Dritëro”,që u organizua në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh, mbetet një aktivitet me mbresa të paharruara organizuar në bashkëpunim me shoqatën “Devolli” dhe mbështetjen e bashkisë së Devollit.

Të gjitha veprimtaritë e këtij viti dhe gjatë gjithë rrugëtimit të Fondacionit, kanë në themel mesazhet për paqën, mirëkuptimin, bashkimin, për t’i dhënë dritë Kombit, për të promovuar e mbajtur gjallë vlerat dhe virtytet e Kombit.Gratë e shquara të Fondacionit sfiduar politikën, që sjell përçarjen, cmirën, ligësinë dhe që ka qëllim të vetëm: Marrjen e pushtetit.
Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, do të nderohet e vlerësohet nga brezat që do të vijnë, sepse ka punuar dhe ka përcjellët vlerat dhe kontributet e grave të shquara të Kombit tonë të lashtë, ndër shekuj, duke pasur busull 100 amanetet e Ambasadores së Kombit “Nermin Vlora Falaschi”, që i ka lënë me shkrim e me gojë dhe që janë hedhur në faqet e librit “Rrëfej Nermin Vlorën” të autores Zenepe Luka.

   Vlerësimet.

 Gjatë rrugëtimit të tij, Fondacioni është vlerësuar nga shumë bashki të qyteteve në Kosovë,si Gjakova, Mitrovica, Prizreni, disa qytete e shoqata në Itali, sëfundmi nga amabasadat shqiptare në Vienë e Slloveni.

  Kryevlerësimi ishte pritja në rezidencë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe akordimin e medaljes Presidenciale për Merita të Veçanta.

  -Fondacioni juaj,ka bërë realisht bashkimin kombëtar të gruas dhe për këtë, ju shprehim mirënjohjen e thellë- është shprehur Presidenti i Kosvës, në momentin e dhënies së medaljeve.

  Institucionet e shtetit shqiptar, jo vetëm nuk e kanë mbështetur në asnjë rast financiarisht me fondet që disponon AMSHC, por nuk mundi të firmosë edhe një vlerësim për punën vullnetare që bën ky Fondacion bashkë me 20 degët që ka ngritur në shtete të botës, megjithë kërkesat e tyre.

  Mirënjohje.

 Është rasti, që në mbyllje të vitit të 15 vjetorit të formimit të Fondacionit, të shprehim Mirënjohjen grave të këtij Fondacioni, që me punën e tyre vullnetare, përcjellin mesazhe të rëndësishme, dukë dhënë modelin e gruas patriote e atdhetare, që jetën dhe energjitë e saj i ka vënë në shërbim të Kombit!

  Veçojmë këtu themelueset e Fondacionit Nderi i Kombit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mjeshtër i Madh prof.Adelina Mazreku, prof.as.Makbule Çeço, Mjeshtër i Madh Irini Qirjako, ish zonja e Parë Teuta Topi,Prof. Ingrid Shuli,poeten, kineasten Vllasova Musta, Silvana Braçe,Tefta Radi etj.

  Mirënjohje për kryetaret e degëve të Fondacionit në Shqipëri dhe shtete të ndryshme si Vitore Stefa Leka, përfaqësuese për Diasporën, Raimonda Mosiu në SHBA, Rolanda Lumani në Vienë, Aksinja Xhoja në Itali, Dr. Zylfie Duraku në Malin e Zi, Afërdita Xheladini në Haidelberg në Gjermani, Ajtene Krasniqi në Prizren. Prof. Migena Arllati në Gjakovë, Lida Gogaj kryetare e degës “Myzeqeja”, Sonila Sinaj në Berat etj etj.

  Mirënjohje të thellë miqëve të Fondacionit, që na kanë mbështetur si dhe posaçërisht gazetës “Koha Jonë” i vetmi organ, që ka përcjellë në faqet e saj aktivitetet që ka organizuar Fondacioni brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtaritë e vitit të ardhëshëm startojnë me aktivitetin me këngëtarin e famshëm Italian Al Bano Karrisi, ku është planifikuar edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

SHKARKO APP