Ndaheni dhe ktheheni sërish me të, fajin e ka horoskopi
Shpesh ndarjet nënkuptojnë se ka ardhur koha të largoheni, të falni, të harroni dhe të vazhdoni përpara. Por, ja që nuk ndodh gjithmonë kështu, të paktën për disa nga shenjat e horoskopit në veçanti. Nëse e gjen gjithnjë veten në një marrëdhënie on-off, mos ja vërë fajin vetes. Eshtë në dorë të yjeve, kështu që merre me qetësi!
Dashi
Dikujt që i ndërron mendja brenda ditës, i përket padyshim shenjës së Dashit. Energjia e tyre ka nevojë për lëvizje për ndryshim dhe për momentin ndarja tingëllon si ide e lezetshme. Njësoj si rikthimi tek ish-i, veprim të cilin do ta bënin pa hezituar. Nëse pjesa tjetër mendohet dy herë para se t’i dërgojë një mesazh ish-it, Dashët e kanë bërë pa e procesuar fare në mendje çfarë po bëjnë. Njerëzit e kësaj shenje mund të vazhdojnë ta pëlqejnë ish-in pavarësisht se s’kanë më asgjë me ta.
Binjakët
Binjakët përshtaten lehtë, janë mendjehapur dhe fleksibël. Ata i shohin konfliktet si diçka momentale, prandaj dhe ndarja në shumë raste është thjesht momentale për to. Me fjalë të tjera, kur një Binjak ndahet, ai/ajo s’do të fshijë numrin e ish-it apo fotot nga telefoni. Janë gjithmonë gati për ta kthyer kokën në të shkuarën, aq më tepër nëse mendojnë se personi ka ndryshuar për mirë. Një tjetër tipar që i bën Binjakët fansa të marrëdhënieve on-off, është aftësia komunikuese. Janë empatikë, kështu që e kuptojnë më mirë çfarë ndjen personi përballë. Marrin kohën e tyre për të kuptuar çfarë nuk shkoi dhe janë gati për diskutim.
Peshorja
Peshoret janë njerëz me energji, që duan ta përfshijnë veten në konflikt, prandaj nuk i thonë jo shanseve të dyta. Një tjetër arsye pse ata bëhen pjesë e raporteve on-off është se nuk duan të qëndrojnë vetëm! Kjo i bën të vrapojnë drejt ish-it, për të ndjerë sërish sigurinë e mëparshme. Problemi është që kjo shenjë mund të pranojë të qëndrojë edhe me dikë që s’bën për të, vetëm me kushtin që të mos jetë vetëm. Kjo përkthehet më vonë në lidhje toksike.