”Ndahet” dielli mbi Kinë… spektakël në qiell (VIDEO)

Diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në qytetin kinez Harbin, aty ku banorët mundën të shijonin një spektakël të pazakontë prej dy orësh. Një parhelion të shkaktuar nga akumulimi i kristaleve të akullit në atmosferë. Ndryshe, një diell të shumëfishtë.

Kristalet hekzagonale reflektojnë dritën e diellit që krijon një efekt optik i cili tregon në një vijë të drejtë tre pika të shndritshme…në qendër është dielli i vërtetë dhe në të dyja anët një reflektim i tij mbi retë prej akulli.

“Drita në mes është ajo që shohim nga dielli i vërtetë ndërsa dy dritat e tjera në të dyja anët janë pasqyrim i dritës së diellit përmes kristaleve hekzagonale të akullit. Ndaj, diejt në të dyja anët janë imazhe virtuale të atij të vërtetit”, tha Piao Chunzi, ekspert i motit.

Fenomenit, falë kohëzgjatjes së tij, tërhoqi vëmendjen e shumë banorëve lokalë.

Tre diej mbi Kinë… spektakël në qiell- Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP