Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i skenës dhe i filmit, Marko Bitraku. Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe mbylli sytë në moshën 64-vjeçare.

Bitraku ka lindur më 15 janar 1951 në Opar të Korçës. Pasi përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve më 1874, nisi punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të Korçës. 

Krahas teatrit, Bitraku ka interpretuar mëse 13 role kinematografike. Interpretimi më i fundit i Bitrakut është në filmin “Kronikë Provinciale” më 2009. 

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të mirënjohur. Homazhet do të zhvillohen të premten në TK nga ora 12.00- 14.00.

SHKARKO APP