Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare, Nikon

Ditën e djeshme (1 shtator) është ndarë nga jeta arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare të Bostonit, Hirësia e tij Nikon.

Jeta – I lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966. Ai filloi punën si prift në korrik 1969. Arqipeshkvi Nikon shërbeu në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit.

Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës, raporton voal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arqipeshkvi Nikon u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e Arqipeshkvit më 9 maj 2012.

Swiss Digital Mobile Reklama

Homazhet në nderim të Arqipeshkvi Nikon do të mbahen në Katedralen shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Pritet që në homazhe të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë dhe besimtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?