Ndahet nga jeta, bota humbet të madhin Umberto Eko
Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Umberto Eko, shkrimtar, filozof dhe gjuhëtar italian.
I lindur në 5 janar të 1932 në Alessandria, ai u diplomua në Torino por karrierën e tij akademike e ka zhvilluar më së shumti në Bolonja. Ai është autori i shumë eseve filozofike, romaneve dhe vepra të panumërta.
Do të mbetet në kujtesë si një ndër intelektualët më të dashur në Itali dhe në botë. Përveçse shkrimtar ai ishte edhe një lexues i devotshëm.
“Kush nuk lexon në moshën 70-vjeçare, do të ketë jetuar vetëm një jetë. Ai që lexon do të ketë jetuar 5 mijë vjet. Leximi është një përjetësi”, ka qenë shprehja e tij e preferuar.
Ndër veprat e tij mund të përmendim “Emri i trëndafilit”, “Numri zero”, “filozofë në liri”, “Arti si mjeshtëri”, “Mbinjeriu i turmës” e shumë të tjera.
Nga kritika ai është vlerësuar si “gjeniu nga një epokë tjetër”.