Ndahet nga jeta humoristi Met Bega

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega. Aktori ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, nga e cila vuante prej disa vitesh. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës, ndërsa ka luajtur në disa filma që do mbesin gjatë në kujtesën tonë. Kujtojmë këtu, filmat “Edhe ashtu edhe kështu” 1989, “Stola në park” 1988, “Tela për violinë” 1987, “Dy herë mat” 1986, etj..

Gazeta "Koha Jonë" i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të aktorit.

SHKARKO APP