Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit shkodran, Smajl Alia

Aktori i njohur i humorit shkodran, Smajl Alia është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një ataku kardiak.

Artisti shkodran spikati që në shkollë me një sërë interpretimesh të suksesshme.

Smajl Alia ka lindur më 1 mars të vitit 1945. Pasi kryen shkollën e mesme të ndërtimit në Tiranë, punon si teknik ndërtimi në shumë vepra industriale, që nga Laçi i Kurbinit, në Vaun e Dejës dhe Fierzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Talenti i tij si humorist spikati që në shkollë, ku më pas, për interpretime të suksesshme u nderua në grupet amatore shumë herë nga juritë e festivaleve lokale e kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1982-1995 ishte aktor profesionist i Estradës së Shkodrës. Për lojën e tij me nivel e origjinalitet është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

Krahas aktivizimit interpretativ amator e profesionist, ai asnjëherë nuk e ka hequr penën nga dora, duke thurur bejte dhe shkruar skeçe, intermexo, parodi, poezi satirike apo tekste këngësh popullore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?