Ndahet nga jeta pedagogu i njohur, babai i mikrobiologjisë shqiptare

Është ndarë sot nga jeta ditën e sotme prof.dr. Robert Andoni, mjek, pedagog, baktereolog, i cilësuar edhe si babai i mikrobiologjisë shqiptare.

Robert Andoni është autor i 16 teksteve shkencore e mësimore ndër të cilët Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike etj.

Ai ka diplomuar e doktoruar dhjetëra breza mjekesh. Prof. Andoni la pas një kontribut shkencor të paçmuesheëm, trashëgimi dhe aset për brezat e pasardhës të fushës së mjekësisë.

Homazhet në nder të tij do të kryhen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10.00-12.00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Tiranë.

SHKARKO APP