Ndahet nga jeta pinjolli i vjetër i Kapidanëve të Mirdites, Dede Gjomarkaj
Sot vdiq Kapidani Deda i Gjonit te Markagjonit, perfaqesuesi i brezit te vjeter te Familjes Princore te Mirdites.
Studiuesi R. Gurakuqi shenon: “Shqiperia zyrtare ka 70 vite qe ose i ka shkaterruar familjarisht permes burgosjeve, internimeve dhe dezinformimit publik, e propagandes deniguese per trathtira qe ato nuk ia kane bere kurre Shqiperise, ose i kane harruar. Akuzues ishin shitesit e Shqiperise e Kosoves tek Serbia e Rankoviqit dhe Titos, tek Stalini dhe Mao Ce Duni. Per 20 vite tranzicion e kaos parademokratik, nuk u be asgje per te rehabilituar realisht Familjen Princore, vec nje nisme fisnike te Top Channel e gazetares Genta Popa. Kam shprese se Kryeministri i Shqiperise se paku sot, do gjej menyren per te nderuar pinjollin e fundit te brezit te vjeter te Familjes Princore te Mirdites, si shenje respekti i Shtetit ndaj nje dere fisnike shqiptare dhe si shenje faljeje e Shqiperise zyrtare…”
Po sjell takimin e fundit timin me Dede Gjomarkun, ne moshen 89 vjecare.
89 vjecari Ded Gjomarku, duket se ka mbetur si „mohikani i fundit“ në sarajet e princ Preng Bib Dodës në qendër të Shkodrës, në një shtëpi të vecantë me „torrën“ pesëkatëshe, që tashmë është monument kulture.
Tan jetën e ka kaluar nëpër burgje dhe internime, ndërsa jeton i vetëm pa fëmijë, me të renë e vëllajt, Xhildën një grua shkodrane e fisme që kujdeset për gjithcka aty.
Jeta e tij ashtu si e familjes shënon një kalvar të gjatë, por mbahet dhe duket se ka mbetur si emblemë e kësaj familje princërore pikërisht në zemër të Shkodrës. Me 16 vite burg mbi shpinë dhe 30 vite internim. Ai e ndan persekutimin komunist në katër etapa,duke e filluar me dekada, por më të rrezikshëm quan atë 1944-1954,kur u vranë,masakruan nacionalistët shqiptarë,tregtarë e të pasur si dhe inteligjenca e vendit. Faza e dytë lidhet me persekutimin e bijve,nipër dhe të afërm. Faza e tretë,është momenti kur komunizmi po hante bijtë e vet,dhe ne nuk kptonim më cfarë po ndodhte. Po ashtu dhe dekada e fundit.
Cmon si të fundmin e dëgjuar të kapidanatit, Gjon Marka Gjonin, babai i tij, i cili vdiq në vitin 1966 në Romë. Xhilda na tregon një konfirmim të fundit ku tregohet se Gjon Marka Gjoni ka qenë senator në Itali.
Sarajat e Preng Bib Dodës në Shkodër, ndonëse janë kthyer thuajse në gërmadha, mbajnë të fshehur brenda madhështinë e tyre. Shërbyer për dekada të tëra si konvikt i shkollës tregtare, duket se pak e nga pak po e merr formën e dikurshme. Kalojmë dhomë më dhomë e kat më kat.ndërsa historia na vjen përmes ca imazheve të ngelura dikund nga tavani,dikund në ndonjë oxhak të hershëm, pusi dhe muret rrethuese të larta,biblioteka si dhomë nga më të mëdhatë e Shkodrës,por sot paradoksalisht pa asnjë libër në të sepse gjithcka këtu është zhdukur..
Të jep emocion por dhe përfton keqardhje teksa sheh se në të 25 dhomat jetojnë vetëm dy të moshuar në ekstrem dhe Xhilda që mbahet më shumë për t’i shërbyer gjithë këtij vendi,gjithsesi ai vend po mbahet dhe duhet rindërtuar i tëri si vend ku kancaleritë europiane shpesh herë janë detyruar të kryejnë marrëveshje që lidhen me Shqipërinë e Epërme,por që kanë lidhje të forta me fatet e vendit në momente kyce.