Ndahet nga jeta poeti dhe shkencëtari Betim Muço

Shuhet një nga emrat e mëdhenj të kulturës dhe shkencës shqiptare.

Është ndarë nga jeta krejt papritur në moshën 68 vjeçare poeti, shkrimtari dhe shkencëtari i shquar Betim Muço.

Prej vitit 1997, profesor Betim Muço jetonte në kryeqytetin e SHBA Uashington D.C. Me ndarjen nga jeta të Betim Muços, Shqipëria ka humbur një nga intelektualët më të spikatur dhe zë veçantë. Poezia e Betim Muços është përkthyer në shumë gjuhë të botës, ndërkohë që ai i ka dhënë shumë shkencës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lindur ne vitin 1947, Betim Muço mbaroi studimet në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Për shumë vjet ai punoi në Institutin e Sizmiologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqiperise dhe prej 1993 deri 1997 ka qenë drejtor i këtij Instituti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitit 2001 ai ishte drejtuesi i networkut sizmiologjik të Shqipërisë. Betim Muço prej vitit 1997 jetonte në Uashington DC të SHBA. Ai është i njohur edhe për krijimtarinë e tij poetike dhe në letërsi. Një kontribut të rëndësishëm Muço ka dhënë edhe në përkthimin e letërsisë së huaj.

Ai ka botuar më shumë se 25 libra me vëllime poetike, tregime të shkurtra, novela dhe romane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?