Ndahet nga jeta Prof. Albert Paparisto
Si pinjoll i familjes së njohur të Paparistove, ra në kontakt me muzikën qysh në moshë të vogël. Ishte kjo periudhë e rëndësishme e jetës së tij e cila ndikoi se tepërmi, ne formimin e tij. Paparisto do t`i përkushtohej studimeve muzikore në konservatorin e Moskës, në degën e muzikologjisë. Ajo që vlen të theksohet për këtë periudhë është fakti, se Paparisto shkëlqeu në përvetësimin e disiplinave muzikore, gjë që e bëri atë një ndër emrat më të njohur të studentëve.
Prof. Paparisto u bë një ndër themeluesit e konservatorit shtetëror të Tiranës e padyshim njëri prej administratorëve të parë të institucioneve muzikore në Shqipëri. Kontributi i tij në Ministrinë e Arsimit e në mënyrë të vecantë si Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit konsiderohen me shumë rëndësi për të ardhmen e kulturës sonë muzikore, ndërkohë që e gjithë kjo veprimtari u zhvillua pa ndërprerë asnjë ditë mësimdhënien si dhe aktivitetin publicistik në mediat e shkruara kushtuar problemeve të krijimtarisë dhe interpretimit muzikor etj.
Fakte:
PAPARISTO Albert (1925-2014). Studiues i muzikës, pedagog, kompozitor. Lindi në Elbasan. Kreu Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë (1951–1956). Ka qenë përgjegjës i sektorit të muzikës në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve (1956–1958), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1958–1962) e më pas drejtor i parë i Konservatorit të Tiranës (1962), drejtues orkestre e kori në Shkodër, pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1971–1995). Prej v. 1999 jetonte në SHBA. Përveç ndihmesave në fushën e kritikës muzikore dhe ate te kompozimit, kryesisht ne fushen e muzikes vokale dhe asaj instrumentale, ka hartuar edhe disa studime të plota, si: “Kënga partizane dhe roli i saj në pasurimin e traditës sonë kombëtare në fushën e gjuhës muzikore”, “Karakteristikat e krijimtarisë instrumentale simfonike të v. 1975–1985”, “Krijimtaria muzikore dhe folklori”