Ndahet nga jeta shkencëtari që shiti çmimin e tij Nobel për të paguar faturat mjekësore

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçari fituesi i çmimit Nobel, fizikanti Leon Lederman.

Zbulimet e tij ishin vendimtare në identifikimin e grimcave subatomike që llogaritet për materien që ka në masë në vitin 2012. Në vitin 1988 ai u nderua me çmimin Nobel në Fizikë për kontributin e tij në zbulimin e një grimce tjetër nën-atomike, neutroni Muon.

Por shumë shpejt shkencëtari amerikan e nxori medaljen në shtije për 765,000 dollarë në mënyrë që me këto para të paguante faturat mjekësore pasi u diagnostifikua me çrregullime dhe lëndime të trurit.

Ai vdiq në një shtëpi pleqsh në Idaho këtë të mërkurë.

Gruaja e Lederman, Ellen Carr Lederman tha:

Ajo çfarë donte ai ishin njerëzit, përpiqej që të edukonte ata dhe t’i ndihmonte në shkencë. Ai dha kontribute të jashtëzakonshme në kuptimin e forcave themelore dhe grimcave të natyrës.”

Lederman është i dyti person që ka shitur çmimin e tij Nobel sa ishte gjallë.

SHKARKO APP