Ndahet nga nga jeta instrumentisti dhe kompozitori Jusuf Xhumri
U nda nga jeta instrumentisti dhe kompozitori Jusuf Xhumri
-Na la te famshmen “Kenga e Marinarit”
Nje lajm i dhimbshem u perhap sot ne Durres. Me 27 dhjetor 2019, iu dha lamtumira e fundit, kompozitorit te njohur durrsak Jusuf Xhumri, i cili u nda nga jeta nje dite me pare ne moshen 78 vjeçare.
Duke qene drejtues ne shume vite i institucioneve kryesore kulturore ne Durres, kam ndeshur angazhimin itensiv te muzikantit te njohur, njeriut te mire dhe shume te dashur Jusuf Xhumri. Ai rrjedh nga nje familje qytetare dhe te urte durrsakesh.
Ne menyre autodidakte, mesoi trompen dhe fale talentit dhe perkushtimit, u be shume i njohur ne qarqet kulturore dhe qytetare te Durresit. Ai mbetet nga ato kualitete artistike dhe muzikore, qe nuk binte ne sy, por me artin qe beri inkuadrohet ne historine me terheqese te kenges durrsake.
Kulmin Jusuf Xhumri, e arriti “Me kengen e Marinarit”, nje hit i muzikes se lehte, me autor teksti Moikom Zeqon, te kenduar nga i mirnjohuri Zija Saraçi. Kjo mbetet nga perlat e krijuesve durrsake te kenges, qe na perfaqeson denjesisht ne fondin e arte te muzikes se lehte shqiptare.
Ti u ndave nga ne Jusufi jone i shkelqyer, por na le nje perle te vertete, te cilen une personalisht e kam te shenjte ta ruaj fort ne shpirt dhe ta degjoj thuajse perdite. Na e ngrite kryet me kete krijim Sufi (siç te therrisnin durrsaket) jone i shtrenjte dhe na shtove krenarine, per artin tend terheqes dhe te paster.
Ne te percjellim sot per ne banesen e fundit, por nuk do te harrojme te percjellim “Marinarin” tend gjithnje te gjalle, gjithnje te fresket,gjtihnje te paharruar ne mendjet dhe kulturen tone.
Per ta sjelle te fresket ne kujtesen mikun dhe shokun tone te paharruar Jusuf Xhumri, po i shoqeroj keto fjale lamtumire per te, me “Kengen e Marinarit” aq te dashur veçanerisht per ne durrsaket.
Lamtumire djali yne i shtrenjte Jusuf Xhumri! Ti na le nje pasuri te rralle, e denje te kujtohet ne çdo çast.
Lamtumire i miri dhe fisniku yne!
Ngushellimet me te ndjera dhe me te sinqerta familjes se njeriut tone te çmuar Jusuf Xhumri!
Bujar Qesja