Ndaloi makinën e shtrenjtë në rrugë, i thyejnë xhamin me shkop bejsbolli

Trafiku në New York është shumë i rënduar zakonisht, kështu që ata që ndalojnë në mes të rrugës për të bërë foto me makinën e tyre nuk ndihmojnë në lehtësimin e tij. Gjithashtu, njerëzit në NewYork nuk janë aq të urtë sa për të qëndruar pa bërë zë kur dikush i ka zënë rrugën.

Kjo është arsyeja pse shakaja e “Youtuber”-it, Coby Persin, pati pasoja për të. Ai ndaloi në mes të rrugës dhe vendosi që të bënte foto me makinën e tij luksoze BMW i8.

Një nga ata që kishin ngecur pas Cobyt, vendosi që të dilte nga makina e tij, të merrte një shkop bejsbolli në bagazh dhe të godiste me të xhamin e makinës luksoze.

Reagimet e ndjekësve të tij në mediat sociale ishin të gjitha në favor të burrit me shkop bejsbolli. “Po bëje foto në mes të trafikut? E ke merituar!”

YouTube player

SHKARKO APP