Ndërhyrje kirurgjikale emergjente në zemër, frikë për Schwarzenegger

Frikë për yllin e kinemasë botërore Arnold Schwarzenegger. Aktori i është nënshtruar një ndëryrjeje kirurgjikale urgjente në zemër sipas raportimeve nga TMZ.

Në momentet kur mjekët vendosën të ndërhyjnë aktori ishte në një spital në Los Anxhelos për ndërrimin e një valvule kardiake.

Por, diçka shkoi keq për 70-vjeçarin dhe mjekët vendosën të ndërhyjnë menjëherë.

Sipas burimeve pranë aktorit gjendja e tij tashmë është e stabilizuar dhe ai po mbahet nën mbikqyrje.

SHKARKO APP