Ndërron jetë albanologu dhe ilirologu, Aleksandër Stipçeviq

 

Ka mbyllur sytë sot në moshën 85 – vjeçare një prej studiuesve dhe albanologëve më të shquar edhe në arenën ndërkombëtare, Aleksandër Stipçeviq, akademik kroat, por me prejardhje nga arbneshët e Zarës (Zadar), ardhur nga Shkodra më shumë se tre shekuj më parë, origjinë të cilën ai e shprehte gjithmonë me krenari. 
Prof. Stipçeviq është i njohur gjërësisht edhe në Kosovë e Shqipëri, në rrethet kulturore, shkencore e akademike, por edhe si autor i njohur i shumë veprave të botuara në shumë gjuhë të botës. Nga më të njohurat e më të rëndësishmet e veprav e të tij janë edhe ato të botuara në gjuhën shqipe nga Toena “Ilirët – historia, jeta, kultura, simbolet e kultit” (2002), një nga botimet më të rëndësishme ilirologjike edhe për mbrojtjen me argumente shkencore të tezës se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve.

“Historia e librit” (Toena, 2005) është një tjetër botim në shqip, ku Aleksandër Stipçeviq njihet nga studiuesit e pakët në botë që shkroi një libër për librin, historinë dhe rëndësinë e librit gjatë rrjedhave të historisë njerëzore dhe zhvillimet e tij në të gjitha epokat.

SHKARKO APP