Ndërron jetë Gent Demaliaj, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”
Ndërron jetë Gent Demaliaj, vokalisti i njohur i grupit “Djemtë e Detit”.
Prej vitesh, këngëtari 40-vjeçar vuante nga një tumor në tru. Madje në prill të 2013, qeveria e atëhershme kishte akorduar një fond prej tre milionë e gjysëm lekësh të rinj për kurimin e tij.
Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Teksa grupi nga Lezha është bërë mjaft i njohur për publikun me këngët e tij, e sidomos me hitin “Mos Qaj”.