Ndërron jetë legjenda e rock-ut, George Young

Kompozitori dhe producenti australian i AC/DC, George Young ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Këngëtari, vëllai i Angus dhe Malcolm Young i AC / DC, ishte anëtar i Easybeats dhe bashkëautor i hitit të tij klasik “Friday On My Mind”. Së bashku me shokun e tij, anëtarin e Easybeats Harry Vanda, u bë një kompozitorët më të njohur të Australisë. Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar nga David Albert, Drejtori i Përgjithshëm i Shtëpisë së Regjistrimit Australian, Alberts, me anë të një postimi Facebook. “Një kompozitor, producent, artist, drejtues dhe muzikant i jashtëzakonshëm, Xhorxh ishte mbi të gjitha një zotëri, i cili ishte padyshim modest, simpatik, inteligjent dhe besnik, një njeri me një ndjenjë humor të mrekullueshme,”-shkruan Albert. Young ka ka lindur në Skoci dhe ka lëvizuar në Australi së bashku me vëllezërit e tij në moshën e adoleshencës ku u bashkua me Easybeats si kitarit në në vitet 1960 dhe duke shijuar sukses në mbarë botën me ta. Njëherësh, ai së bashku me Vanda vazhduan të bashkëpunonin me legjendarët e “AC/DC”, ku ishin anëtarë dy vëllezërit e Young.

SHKARKO APP