Ndërron jetë studiuesi i njohur arbëresh Emanuil Giordano

Ndërron jetë në Lungro (Kozenca), në moshën 95 vjeçare, papas Emanuil Giordano, studiues arbëresh, i njohur për një seri studimesh rreth historisë, letërsisë, foklorit dhe muzikës arbëreshe.

Ishte autor i “Fjalorit të arbëreshëve të Italisë”, i cili ka patur disa botime.

Ka kujdesuar botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera ka botuar: “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njohës shumë i mirë i muzikës  kishtare arbëreshe, vitet e fundit ai merrej me përkthimin dhe përshtatjen e muzikës liturgjike bizantine në arbërisht. Ka lënë një seri artikujsh shkencorë të botuar në të përkohshme të ndryshme si “Zjarri”, “Shejzat” etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?