Ndërron jetë “Super Mario” në moshën 84-vjeçare

Mario Segale, burri sipas të cilit mori emrin edhe heroi i lojës “Super Mario”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Siç raporton “BBC”,  ai ishte një italo-amerikan dhe veprimtari e tij ishte e suksesshme  në fushën pronave në Uashington.  Rreth vitit 1980, Segale dhe me qira një depo për kompaninë japoneze “Nintendo”në Amerikës, që vendosi ta quajë yllin e lojës së saj njëjtë si ai, raporton“BalkanWeb”.

Super

Segale bëri shaka njëherë në “Seatle Times” në vitin 1992 kur tha se  ishte ende duke i pritur çeqet e tij mbretërore. Super Mario fillimisht u quajt “Kërcyesi”, derisa kompania “Nintendo”, mori vendimin për t’i dhënë personazhit emrin e duhur. Ai e la pas gruan e tij Donna, katër fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa. “Super Mario” është përmendur shpesh si ekskluziviteti më i suksesshëm i video-gameve të të gjitha kohërave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aventura e fundit e hidraulikut, Super Mario Odyssey, është aktualisht loja më e shitur në  “Nintendo Switch” dhe ka shitur më shumë se 12 milionë kopje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?