Ndjekja e lumturisë qëllim koti; 12 rregulla nga psikologu Peterson

”Lumturia është një qëllim i pakuptimtë ose koti. Mos e krahaso veten me njerëz të tjerë, krahaso veten me atë që ishte dje (pra veten tënde). Askush nuk merr me vete asgjë, prandaj merr përgjegjësinë për jetën tënde. Vi në dukje botën tënde, jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe neurologjikisht, psikologjikisht. Këto mësime janë ato që historitë dhe mitet e mëdha na kanë treguar që kur filloi qytetërimi”,-thotë Jordan Peterson.

Pikëpamjet e Petersonit janë komplekse edhe pse ”12 Rregullat” bëjnë një përpjekje heroike për ti thjeshtuar. Jeta është tragjike, ju jeni të vegjël me të meta dhe injorantë dhe të dobët dhe çdo gjë tjetër.

Gjithçka është e komplikuar. Dikur kishim krishterimin si një kështjellë kundër këtij realiteti të tmerrshëm, por Perëndia vdiq. Që atëherë, mbrojtja ka qenë ose ideologji, sidomos marksizëm apo fashizëm ose nihilizëm. Këto çojnë, dhe kanë çuar shekullin e 20-të, drejt katastrofës.

12 rregullat kryesore të jetës nga Peterson:

Rregulli 1: Qëndro drejt me supet prapa

Rregulli 2: Trajto veten siç do bëje me dikë për të cilin je përgjegjës për ta ndihmuar

Rregulli 3: Bëhu mik me njerëz që duan më të mirën për ju

Rregulla 4: Krahaso veten me atë që ishte dje

Rregulla 5: Mos lejo që fëmijët të bëjnë ndonjë gjë që ju bën të mos i doni

Rregulli 6: Para se të kritikosh botës, merru me shtëpinë tënde

Rregulla 7: Ndiq atë që është kuptimplotë (jo atë që është e domosdoshme)

Rregulli 8: Trego të vërtetën ose të paktën mos gënje

Rregulli 9: Supozo se personi që po dëgjon mund të dijë diçka që ti nuk e di

Rregulli 10 Flit qartë dhe saktë, ose preciz

Rregulla 11 Mos i shqetëso fëmijët në momentin që ata janë në skate-boarding

Rregulli 12 Nëse has në rrugë një mace ledhatoje se ka nevojë

SHKARKO APP