Ndoka tregon për debatin me deputetin e PD-së

I ftuar sonte në ”Shiko kush luan”, i pyetur nëse ka patur debat më ndonjë deputet të Partisë Demokratike, Nard Ndoka tha një emër dhe për çudinë e të gjithëve ishte ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam patur debate me Berishën gjatë kohës kur isha ministër në kabinetin e tij qeveritar. Sigurisht në të mirë të punës, sepse janë të justifikuara debatet kur bëhet fjalë për të mirën e punës”, tha ai.

Nard Ndoka ishte ministër i shëndetësisë së Shqipërisë. Mori këtë pozicion pas një marrëveshje politike midis Sali Berishës dhe Partisë Demokristiane, kryetar i së cilës është vetë politikani Nard Ndoka.

SHKARKO APP