Ndryshimi i orës, të dielën akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit. Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.

SHKARKO APP