Në 11 muaj, 1637 pacientë kanë përfituar lente falas

Paketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet falas, është një tjetër shërbim që ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”. Nënë Fatimja është një paciente e cila sapo ka përfunduar me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin e kësaj të moshuare që ka përfituar nga ky shërbim.

”Nënë Fatimja sapo ka përfunduar me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në shërbimin e okulistikës në QSUT. Nga janari 1637 pacientë kanë përfituar nga paketa e katarktës në spitalet publike, duke ju kursyer çdo të moshuari rreth 700 dollarë shpenzime nga xhepi”.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?