Në 85-vjetorin e lindjes së emblemës së arsimit lezhjanë, Mark Vuji

Nga Jak Rrozhani

Më 1 tetor të këtij viti, Prof . As. Dr. Mësuesi i Popullit, Mark Vuji, mbushi 85 vjeç, duke lënë pas një pasuri të madhe arsimore për nxënësit dhe mësuesit, studentët dhe studiuesit. “Mësuesi i Popullit” prof.as.dr.Mark Vuji, ku me të drejtë ishte quajtur “Patriarku” i arsimit në Lezhë, ka një kontribut të veçantë për zhvillimin e konsolidimin e arsimit në mbi 5 dekada, me meritë të veçantë dhe të dallueshme sidomos në ngritjen nga themelet të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe në përgatitjen e përgjithshme profesionale të mësuesve, për të marrë përsipër përgjegjësi dhe për t`i çuar punët përpara deri në zgjidhjen e tyre të suksesshme.

Brezat dhe institucionet e kanë vlerësuar djersën dhe mundin e tij (si mësues e 30 vjet drejtues i gjimnazit ”Hydajet Lezha” që në themelet e studiues). Sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë do të shkruhet e do të thuhet për të, pasi ai ka bërë pedagogji origjinale e formati i tij si mësues e pedagog, si njeri dhe drejtues i shkollës, ka ndikim të përhershëm kombëtar e pse jo edhe jashtë vendit. Ashtu siç, shprehet psikologu e studiuesi prof.as.dr. Qazim Dushku. “…Sepse prej gjërave të mira të tij, kam mësuar shumë e megjithatë vazhdoj të jem thjeshtë një nxënës i tij i përhershëm. Jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen time sido që të jetë shkruar ajo e largët apo e afërt ”. (Q. Dushku “Më të mirët ndër vite”2008). Pas disa viteve punë në shkollat e Shkodrës e të Matit, Marku emërohet drejtor i të parit gjimnaz në Lezhë më 1957, të cilin e drejtoi 30 vjet radhazi, ku gjimnazi u bë shpejt qendër e rëndësishme e trajnim-kualifikimit të mësuesve edhe në shkallë kombëtare dhe u kthye në shkollë eksperimentale për metodat e mësimdhënies në tërësi dhe atyre të nxënit në veçanti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty nën drejtimin e tij organizoheshin në vitet `60-`70, sesione e konferenca shkencore e rajonale e kombëtare, tubimet didaktike e pedagogjike, nxirreshin përfundime shkencore për iniciativat e marra dhe punët e bëra dhe jepeshin rekomandime për ngritjen e nivelit të mësimit dhe të edukimit. Metoda të tilla të efektshme, si ajo e kërkimit dhe e krahasimit, problemore dhe e diskutimit arsimor etj. të provuara në praktikën e përditshme të punës, në shkollë, u përpunuan dhe u plotësuan, u saktësuan dhe u zbatuan në punën me nxënësit nga Mark Vuji dhe kolektivi i dalluar i mësuesve të gjimnazit të atyre viteve, duke marrë edukatën e punës dhe kalitur vullnetin. Afro 20 vjet Mark Vuji, ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike, ka dhënë leksione në Universitet, në Departamentin e Psikologjisë e Pedagogjisë, ka trajnuar drejtues dhe inspektorë të rinj nga e gjithë Shqipëria, sipas një programi të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe është autor i kapitujve për metodat në tekstet universitare të pedagogjisë dhe të didaktikës, botimet për Fishtën etj. Ka mbajtur edhe leksione me pasuniversitarët që specializoheshin për psikologji e pedagogji në vitet `80. Rrugëtimi i tij në fushën e arsimit dhe të edukimit, është i gjatë, i pasur, i larmishëm. Njerëzit si ai, kanë të drejtë të kthejnë kokën prapa dhe të jenë krenar për punën e bërë, duke mbetur modeli i mësuesit, drejtuesit dhe studjuesit në breza, duke justifikuar plotësisht thënien e Albert Einshtejn se “Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë”. Prof. Mark Vuji u lind më 1.10.1930 në Hot të Malësisë së Madhe , në një familje me tradita patriotike, por në kushte të vështira të kohës . Vështirësitë e jetës për të u rritën pasi babai e la në moshë të vogël, duke u rritur jetim. Për arsye ekonomike familja e tij u vendos në Shtoj, fshat rreth 4 km larg qytetit të Shkodrës, ku dhe mbaroi arsimin fillor , atë bazë e të mesëm të përgjithshëm e përfundoi në qytetin e Shkodrës, në gjimnazin e njohur të atyre viteve me rezultate të shkëlqyera. Vdiq më 24.7.2015 , duke lënë pas një pasuri të madhe dhe të vyer për arsimin.     

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?