Në ç’datë u vra Qemal Stafa?

Nga Ylli Dylgjeri 

Katraurë datash në PS! Kur u vra Qemal Stafa? Në dt. 4, apo në dt 5 Maj? U lodha sot në kafe duke iu shpjeguar nje grupi të PS. E ngateronin vrasjen në dt. 5 Maj të Qemalit, me dorëzimin në 4 Maj të Mandatit të deputetit të Saimir Tahirit!
Janë ndarë në dysh simpatizantët – më thanë. Një pjesë kërkojnë të bëjnë vizita te shtëpia e Qemalit e pjesa tjetër te shtëpia e Saimirit!
Më rëndë akoma u ngatërua muhabeti kur më pyetën ku ndryshon Kryetari i Fondacionit Qemal Stafa me Qemal Stafën?
Uaaaa çti thoja? Më në fund e gjeta. Mos u ngatëroni u thashë.! Kjo është gafë e madhe. Është njëlloj sikur, larg qoftë, të vdesë Xhorxh Sorros e Ju të shkoni për vizitë te shtëpia e Krytares së Fondacionit Shoqëria e Hapur Ilva Tare.
Kaq. U qetësuan.
I paharruar qoftë 5 Maji.

SHKARKO APP