Në ditët e fundit të shtatzënisë, ja si duket Ajola Xoxa

Para disa kohësh, kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri publike shtatzëninë e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Kurioziteti i njerëzve për Ajolën ka qenë edhe më i madh që prej asaj kohe, duke dashur të dinë edhe më tepër detaje, duke qenë se vetë ajo është një person diskret.

Ajola është në ditët e fundit të shtatzënisë, dhe teksa pret të vijë në jetë djali i saj, ajo përsëri nuk lë pas dore edhe angazhimet e saj profesionale.

Ajola Xoxa e pranishme në një event në Tepelenë në kampin e internimit në këtë qytet dhe në fotot më poshtë të siguruara nga zoneelire.al, shihet barku i rrumbullakosur i saj, e cila e veshur me një fustan të zi të ngushtë, duket mjaft në formë në muajt e fundit të shtatzënisë.

SHKARKO APP