Në fshatin më të ftohtë të planetit, -70 gradë Celsius (FOTO)

Në fshatin më të akullt të planetit, banorët japin betejë të përditshme mbijetese përballë të ftohtës -70 gradë celsius. Fshati Oymyakon mban rekordin e veçantë, por asnjë prej banorëve nuk krenohet për këtë rekord, as për vendin e parë që mban.

Fshati i ndërtuar në Siberinë urbane, mban titullin e qendrës së banuar më të ftohtë dhe të ngrirë gjatë gjithë kohës në planet, teksa temperature gjatë periudhës së dimrit shkon -50 gradë celsius, ndërkohë që temperature më e ulët që është shënuar ndër vite ka shkuar në -71 gradë celsius.

480 banorët e fshatit kanë mësuar të jetojnë në kushtet e ngricës, por jeta dhe e përditshmja e tyre është e ndikuar nga kushtet klimaterike, deri në pikën sa nuk shuajnë motorin e makinës.

SHKARKO APP