Në fundjavë merr familjen e miqtë dhe shko te liqeni për barbecue, do ju duhet vetëm një skarë

Çdo ditë e më shumë Tirana po bëhet qyteti i të gjithëve dhe ku mund të gjeni gjithçka për të kaluar një fundjavë ndryshe, pa pasur nevojë për udhëtime të gjata. Jo vetëm vogëlushët, të cilët janë në fokus, por çdokush gjen diçka për të bërë në kryeqytet.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po vijon punën për krijimin e një tjetër hapësire rekreative që do i bëjë më të bukura fundjavat tuaja me miqtë dhe të afërmit.

Teksa fëmijët mund të luajnë në Parkun e Madh të Liqenit, të rriturit mund të bëjnë një barbecue. Mjafton të keni një skarë me vete, sepse stolat dhe tavolinat do i gjeni aty.

S’ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni ushqimet dhe pamjen e mrekullueshme buzë liqenit, nën shoqërinë e njerëzve më të dashur për ju.

SHKARKO APP