Në gjurmët e Italisë në Shqipëri
Universitete italiane dhe shqiptare, organizojnë, më 12 dhe 13 dhjetor 2014, një konferencë dhe një seri ekspozitash të arkitekturës me titull Në gjurmët e Italisë në Shqipëri.
Obiektivi kryesor i nismës është vlerësimi i kontributit që kanë dhënë në Shqipëri arkitektët si Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Vittorio Ballio Morpurgo, Gherardo Bosio në vitet 1925-43, përmes një Konference Shkencore, një seri ekspozitash të vendosura në ndërtesat e projektuara prej tyre, një video realizuar nga regjizori Roland Sejko me material arkivor të Institutit Luce dhe të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe një guidë “xhepi” dygjuhëshe – shqip dhe italisht- mbi ndërtesat italiane të aksit monumental të Tiranës.
Nisma zgjerohet edhe në kampin e arkitekturës bashkëkohore dhe ofron rastin për të prezantuar projektet e realizuara për qytetet e ndryshme shqiptare nga disa studio arkitektonike italiane më në zë, që marrin pjesë në Konferencë dhe ekspozojnë veprat e tyre në një nga selitë e ekpsozitave.
Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë shtypi për shpalljen e nismës, të enjten 11 dhjetor në orën 19.30 pranë Kryeministrisë.
Të premten, 12 dhjetor, në orën 19.30 do të organizohet, në Teatrin Kombëtar, Ceremonia Përuruese gjatë së cilës, pas fjalës përshëndetëse të Autoriteve dhe prezantimit të projektit, do të projektohet videoja Simetri Vol. 4 e regjizorit Roland Sejko me material të Institutit Luce dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Shoqatën Syri Blu – Anna Cenerini Bova.
Të shtunën, 13 dhjetor, në orën 11, do të përurohen ekspozitat e vendosura në disa seli përgjatë Bulevardit të Tiranës, duke filluar nga selia e Kryeminsitrisë e vijuar me vizitën në Politeknikun e Tiranës, Rektorat, Institutin e Arkeologjisë dhe Universitetin e Arteve.
Konferenca, Ekspozitat, videoja dhe guida “e xhepit” do të ofrojnë para së gjithash rastin për të përshkuar historinë e arkitekturës italiane në Tiranë gjatë viteve 1925-1943. Referimet e disa Profesorëve pjesëmarrës në Konferencë do të analizojnë aspekte të ndryshme,nga fillimet e SVEA në 1925 deri në itinerarin kulturor transnacional ATRIUM (Architecture of Totalitarism Regimes of the XX century in Europe’s Urban Memory) aprovuar nga Këshilli e Evropës në prill të 2014, nga kontributi i Bosio-s analizuar nga disa këndvështrime të ndryshme deri në trashëgiminë italiane gjatë viteve të Enver Hoxhës, nga vepra e artistëve si Giulio Rossi dhe Alfredo Biagini në dekoret të Bankës Kombëtare të Shqipërisë tek reasturimi profesional e konservativ i sapokryer i ndërtesës së projektuar nga Ballio Morpurgo.
Kjo nismë do të ofrojë gjithashtu rastin për të prezantuar punimet gjatë viteve të fundit në Shqipëri të disa studiove më në zë të arkitekturës italiane. Do të marrin pjesë, ndër të tjera, Mario Cucinella me projektin Empatia creativa, Atena Studio, fitues sëbashku me Atelier 4 të llotarisë Orikum të Konkursit Riviera, Filippo Taidelli me shtëpinë atelier të artistit të famshën Adrian Paci në Shkodër.
Ekspozitat do të vendosen në ndërtesa të ndryshme të aksit monumental: në Kryeminsitri do të ekspozohen 3 panele të mëdha në shkallën 1:500 të planit urbanistik për qendrën e Tiranës projektuar nga Brasini, Di Fausto dhe Bosio. Pranë selisë së Politeknikut do të vendosen ekspozitat mbi aktivitetin e kërkimit të kryer nga Universitetet e Milanos, Torinos, Firences dhe Barit, ndërsa selia e Rektoratit do të mirëpresë ekspozitën për të kaluarën dhe të tashmen e Bankës Kombëtare e Shqipërisë kuruar nga Universiteti Sapienza i Romës dhe një ekspozitë fotografike të Donata Pizzi-t. Instituti i Arkeologjisë do tëmirëpresë një ekspozitë programuar për 2015-tën me titull “Arkeologjia italiane në Shqipëri mes 1924 dhe 1943. “Kërkimi, dokumentimi, ruajtja”. Në përbyllje, tek Universiteti i Arteve do të ekspozohen, projektet e studiove italiane që kanë punuar kohët e fundit në Shqipëri.
Nga pikëpamja shkencore këto tema do të trajtohen në një Konferencë Shkencore të premten 12 dhjetor, duke filluarnë orën 9, pranë Sallës së Madhe të Politeknikut të Tiranës, me pjesëmarrjen e Universiteteve të Barit, Firences, Milanos, Roma Sapienza, Tiranës e Torinos. Do të vijojë, në orën 16.30, prezantimi i projekteve të kohëve të fundit për qytete të ndryshme shqiptare nga Studiot Arkitektonike Arx, Atena Studio, Mario Cucinella, Studio Scardaccione dhe Filippo Taidelli.
PROGRAMI
E premte 12 dhjetor
ora 9 – 18, Salla e Madhe e Politeknikut në Tiranë: KONFERENCE SHKENCORE
ora 19.30, Teatri Kombëtar: CEREMONIA PERURUESE
E shtunë 13 dhjetor
ora 11 – 13, PERURIMI I EKSPOZITAVE
ora 15 – 17, VIZITA ME PRENOTIM